Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

09:22 | 17 Prill 2024
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Policia njofton se me datën 05.01.2024, rreth orës 20:30, në rrugën “ Rifat Ukimeri” në Prizren viktimës i ka rënë kuleta me dokumente dhe pra në të.

Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtut se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit.

“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin nga policia.

Policia kërkon nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë./Arbresh.info/

Të ngjashme