Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar nga Gjakovë pasi dyshohet se ka vjedhur një arkë bamirësie në një furrë buke.
Policia bën të ditur se B.M dyshohet se vjedhjen e kreu më 15 janar në një furrë në rrugën “Konferenca e Bujanit”.
“Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150 euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se ishte kryer vepra penale e vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B.M, i lindur në vitin 1993, i cili dyshohet se me datën 15 janar kishte bërë vjedhjen e arkës”.
Me vendim të prokurori i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...