Google ADS

Vodhi 3 mijë euro, arrestohet grabitësi në Prizren

17:44 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Me datë 27 mars 2020, rreth orës 09:50 min., në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren ka ndodhur një grabitje në filialin komercial “RIA”, ku grabitësi duke përdorur forcën ka arritur të grabisë të holla në vlerë rreth 3000 euro, dhe duke përdorur forcën ka lënduar punëtoren e kësaj agjencie, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.

Policia në Prizren sapo ka pranuar informacionin ka vepruar menjëherë dhe duke mbledhur informacione nga vendi i ngjarjes dhe nga qytetarët ka arritur të bëje identifikimin e personit të dyshimtë i cili ka kryer veprën penale të grabitjes, transmeton arbresh.info.

Sapo policia ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe duke ndërtuar profilin e grabitësit në bazë të informacioneve, ka ndërmarrë një operacion kërkimi në zonën përreth duke kontrolluar çdo rrugë dhe zonë të dyshimtë dhe gjatë kërkimit ka gjetur një pjesë të parave rreth 1200 euro në rrugë, ndërsa pjesën tjetër i dyshimti e kishte me vete.

Po ashtu, në njoftimin e PK-së, thuhet se rreth orës 12:30 minuta policia duke u bazuar në informatat inteligjente dhe nga qytetarët ka arritur të lokalizoj vendin ku qëndronte i dyshimti dhe gjatë kontrollimit të një furgoni tip mercedes transporter, ka zbuluar se i dyshimti ishte brenda së bashku me sasinë tjetër të parave të grabitura. Ky furgon ishte i parkuar në afërsi të tregut të gjelbër në Prizren dhe në bazë të informatave të marra i dyshimti kishte disa ditë që qëndronte i strehuar aty.

Policia më këtë rast ka arritur ta identifikoj të dyshimtin i cili ishte shtetas me kombësi Turke me iniciale M.B i lindur në vitin 1986.
Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit dhe me vendim të prokurorit i dyshimti ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë, për të zhvilluar hetimet në lidhje me rastin e grabitjes. Parat e gjetura të cilat ishin grabitur dhe dokumentet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale./Arbresh.info

 

Të ngjashme