Google ADS

​Vodhën veshje, arrestohen dy persona në Shtime

09:29 | 28 Korrik 2022
A. B.

Dy persona të dyshuar për vjedhje të veshmbathjeve janë arrestuar, pasi që policia dhe prokuroria kanë arriturur të sigurojnë prova se ata i kanë kryer këto vepra penale.

“Me datën 26.07.2022, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion për dy raste të vjedhjes në dy lokacione në komunën e Shtimes. Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kishin dalë në dy lokacionet, lokale afariste, ku kanë ndodhur vjedhjet e disa veshjeve të trupit dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet. Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren dhe në bashkëpunim me hetuesit e stacionit të policisë në Fushë Kosovë, policët kanë arritur të identifikojnë dy personat e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe dje, datë 27.07.2022 rreth orës 19:00 kanë arrestuar personat e dyshuar me inicialet SH.K ( M/K) i moshës 37 vjeçar dhe A.K (M/K) i moshës 25 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në komunën e Shtimes”, thuhet në njoftim.

Policia raporton se të dyshuarit, janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi janë intervistuar nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’Vjedhje’’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme