Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, nën dyshimin se kanë vjedhur derivate të naftës.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se është sekuestruar një veturë, dhe tre bidonë naftë me rreth 90 litra.
“Fsh. Lupç, Podujevë 18.09.2023 – 03:35. Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur derivate të naftës. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë sekuestruar një veturë e cila dyshohet se ka qenë e përfshirë në rast dhe tre bidonë me naftë rreth 90-litra”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
“Mos na prek bukën tonë”, punëtorët e KMR “pastrimi” protest...
Kurti në Bruksel: Kërkova llogaridhënie për kërcënimet e vaz...
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve