Vlora Dumoshi merr detyrën në krye të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport

18:33 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

Vlora Dumoshi nga LDK-ja ka marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Dumoshi tha se do t’i kryej të gjitha detyrat me përgjegjësi dhe vullnet të madh

“Gjithashtu, do të jem e përkushtuar që detyrat, obligimet dhe konceptet e zhvillimit t’i diskutojmë hapur dhe bashkarisht me stafin qeveritar dhe kjo me qëllim për ta rritur efikasitetin dhe kualitetin në punë. Siç e dini, na presin sfida të mëdha dhe përgjegjësi të mëdha, por BASHKË do t’ia arrijmë.Besimi në ne na jep kurajo dhe forcë. Me respekt dhe në shërbimin tuaj deri në fund ” ka shkruar Dumoshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme