Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj ish-emisarit special të SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.
Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka sqaruar se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.
“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman”, ka deklaruar ajo.
“Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, tha tutje ajo.
Ndërkaq Grenell përvjetorin e Betejës së Kosovës ia uroi serbëve, duke thënë se “sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari”.
“Sot ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, deklaroi nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’.
This was hardly a Serb battle; it was a Balkan army that fought against the Ottoman conquest.
This battle became the foundational myth that continues to feed the Serbian nationalism since 19th century keeping all of us hostage. https://t.co/U4zdOAjjst
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) June 28, 2021
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...