Google ADS

Vlora Çitaku i reagon ambasadorit Kosnett: Atifete Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë zarfi

19:01 | 24 Mars 2021
A. B.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan Philip Kosnett.

Pasi ky i fundit tha se “koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka shkuar”, shkrua portali arbresh.info

Citaku përmes një shkrimi në ‘facebook’, tha se zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë “zarfi”.

Ajo tha se atë kohë pas qarkullimit të emrave të shumtë të kandidatëve të mundshëm për president të vendit, Jahjaga ishte i vetmi person për të cilin palët e përfshira mund të dakordoheshin pa asnjë trysni.

Postimi i saj i plotë:

Mora shkas nga një deklaratë e mikut tim, Ambasadorit Phil Kosnett, për të dhënë disa sqarime sa i përket zgjedhjes së Znj.Atifete Jahjaga si Presidente e Republikës së Kosovës.
Pikë së pari, Presidenjta Atifete Jahjaga i ka shërbyer Kosovës me dinjitet dhe nder.
Sa për qartësim, zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë “zarfi”. “Zarfi” nuk ka ekzistuar fare.
Askush nuk ka lobuar apo ushtruar asnjëlloj presioni tek udhëheqësit politik Kosovar për të zgjedhur Znj.Jahjaga.
Gjatë përvojës sime prej më shumë se dy dekadash në politikën Kosovare, e kam provuar në lëkurë dhe e njoh fare mirë prezencën e presionit ndërkombëtar (Gjykata Speciale, Marrëveshja për Asociacionin, Demarkacioni me Malin e Zi etj etj). Zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë një nga këto raste.
Pas qarkullimit të emrave të shumtë të kandidatëve të mundshëm për President të vendit, Znj.Jahjaga ishte i vetmi person për të cilin palët e përfshira mund të dakordoheshin pa asnjë trysni.
Për më tepër, vetë Znj.Jahjaga nuk ka shkuar ta lus as Ambasadën Amerikane, as ndonjë nga partitë politike, që ta zgjedhin apo ta votojnë atë Presidente të Republikës së Kosovës.
Përkundrazi, si dëshmitare e dorës së parë, mund të ju them me sinqeritet të plotë se kanë qenë partitë politike ato të cilat i kanë kërkuar me ngulm Znj. Jahjaga që ta pranoj këtë detyrë.
Ndonëse vetëm 35 vjecare, Znj.Jahjaga atëbotë ishte Zëvëndës Drejtore e Policisë së Kosovës me gradën Gjeneral-Nënkolonel (grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Jug-Lindore) dhe një karierë shembullore në shërbimin publik. /arbresh.info/

Mora shkas nga një deklaratë e mikut tim, Ambasadorit Phil Kosnett, për të dhënë disa sqarime sa i përket…

Posted by Vlora Citaku on Wednesday, 24 March 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme