Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës, pasi mori 71 vota nga deputetët në raundin e tretë të votimit në Kuvend. Osmanin e ka uruar edhe Vlora Çitaku.
Në urimin e saj, Çitaku ka përmendur faktin se Kosova për herë të dytë po zgjedh për presidente një grua.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës. Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi! Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi”, ka shkruar Çitaku.
Por, ajo është përkujdesur që të bëjë thirrje, që tani është momenti të eliminohen polarizimet dhe urrejtja politike që ekziston në vend.
“E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi. Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike! Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Çitaku në Facebook./arbresh.info/
Slot: Jam shumë i lumtur me mentalitetin e ekipit
Prishtina rikthen Donte Clarkun
Kurti: Mitrovica sot është më e plotë se asnjëherë më parë p...
Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese
Big Brother drejt fundit, nesër zbulohet data e finales së m...
Tërmeti i fortë godet El Salvadorin