Google ADS

Vllasi: Vuçiq ka synim të përfitojë në marrëveshjen “përfundimtare” të Kosovës

13:07 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë thirrje për dialog të brendshëm rreth Kosovës , duke thënë se ka ardhur koha që të bëhen hapa të mëtejmë.

Por, sipas opinionistit dhe avokatit kosovar, Azem Vllasit, Vuçiq me këtë deklaratë u drejtohet dy opinioneve, atij ndërkombëtarë si dhe opinionit serb, por jo edhe atij kosovar.

Vllasi thotë se në të parën Vuçiq vërtet dëshiron që të hap një dialog të brendshëm për ta ballafaquar opinionin serb me faktin se politika e deritanishme e Serbisë ndaj Kosovës është duke e dëmtuar vet Serbinë. Ndërsa qëllimi i dytë i Vuçiqit është që të lë porosi për ndërkombëtarët, Unionit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ai është i gatshëm të ndryshojë për Kosovën.

Sipas tij, me këtë ai po synon të paraqitet si lider në regjion duke bërë që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti i ngrirë që ka mbetur në mes tyre, që nga koha e Millosheviqit.

Megjithatë, Vllasi thotë se kjo nuk do të thotë që ai është i gatshëm që  procesin ta udhëheqë në drejtimin i cili krejtësisht i  konvenon shqiptarëve dhe Kosovës dhe në fund ai do të përfitoj dicka për interesa të popullit të tij.

“I ka disa qëllime në fund të këtij procesi të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dëshiron të përfitojë diçka. Si e vlerësoj unë, ai si duket e ka qëllimin që në vazhdimin e dialogut, apo të një marrëveshje që mund të shquhet si përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë ta ruaj eksterritorialitetin e Kishave Ortodokse dhe pronën e kishës ortodokse Serbe në Kosovë. Nën 2:  siç është parë moti, është insistuar dhe do të insistohet nga Beogradi për formimin e Komunave me Shumicë Serbe me do kompetenca gogja të rëndësishme dhe në atë mënyrë Serbia të ruaj gogja një pushtet të vetin, kompetenca të vetat mbi komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, e gjithë kjo synon në një njohje por nuk do t’i rregullojë marrëdhëniet siç i ka me shtetet tjera të dala nga ish-Jugosllavia.

“Kjo synon në një njohje, që Serbia të deklarohet se nuk e konteston entitetin shtetëror të Kosovës, t’i normalizojë marrëdhëniet, ta heq nga kushtetuta e Serbisë Kosovën, por jo krejt t’i rregullojë marrëdhëniet siç i ka me shtetet e tjera të dala nga ish-Jugosllavia. Do të thotë mund të insistojnë që në vazhdimin e bisedave t’i definojnë interesat e Serbisë në Kosovë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, tani është koha kur pala kosovare duhet të reflektojë me mençuri politike shumë më të madhe se sa që ka bërë deri më tash, pasi kjo është një fazë shumë e rëndësishme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme