10-vjetori i pavarësisë së Kosovës po manifestohet me mospajtime rreth flamurit. Vendosja e tij tek rrethi në hyrje të Prishtinës u kthye në një temë tejet të përfolur në vend. Kjo për shkak se flamuri kombëtarë u zëvendësua me atë shtetëror.
Veprimi ka ngjallur pakënaqësi si tek disa politikanë, ashtu edhe tek një pjesë e qytetarëve.
Fajin për këtë temë të ngritur në prag të 17 Shkurtit, njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi ia ka lënë pushtetit komunal dhe Qeverisë.
Vllasi, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se asnjëra prej institucioneve nuk janë treguar të gatshme që ta zgjidhin një problem të vogël, përkundrazi e lejuan të bëhet kaq e madhe.
Sipas tij, flamuri kombëtar dhe ai shtetëror kanë mundur të qëndrojnë në një vend.
“Unë nuk di kush e ka heq flamurin kombëtar dhe a është dashur me u heq apo jo, sepse flamuri shtetëror dhe ai kombëtar nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin. Kanë mundur të gjejnë zgjidhje, ta lënë edhe flamurin shtetëror, unë në ato detaje nuk po hy. Por, nuk ka nevojë për kurrfarë konfrontimi lidhur me këto dy simbole. Këta, as pushteti komunal e qeveria pse nuk dinë një problem aq të vogël me e zgjidhe se qysh me i qitë të dy flamujt, ajo është problem i tyre”, është shprehur ai.
Vllasi e ka quajtur “marri” qëndrimin e atyre që e mohojnë simbolin shtetëror, meqë sipas tij, kështu mohohet vet shteti.
“Ne i kemi dy simbole, e kemi flamurin kombëtar si simbol kombëtar dhe e kemi tash qe 10 vjet flamurin shtetëror sepse kemi shtet. Këto të dyja për neve shqiptarët e Kosovës janë simbole që duhet të respektohen. Kushdo që bën problem lidhur me flamurin shtetëror, sidomos tash kur është rasti që po e shënojmë përvjetorin, jo vetëm që është marri por e mohon shtetin e Kosovës duke ia mohuar simbolin”, ka thënë ai.
Avokati ka shtuar se flamuri kombëtar e ka domethënien e tij dhe si i tillë duhet respektuar, pa e mohuar shtetin e Kosovës dhe simbolin e saj, flamurin shtetëror./Indeksonline/
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...