Google ADS

Vllasi: Sot u hap rruga për zgjedhje të reja, nesër pritet reprizë e turpit

23:29 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk shkoi ashtu siç pritej. Ndërkohë që deputetet e legjislaturës së re pritet të mblidhen përsëri nesër në orën 10:00.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në seancën e radhës do të shihet ‘repriza’ që kemi parë sot.

Sipas tij, koalicioni PAN ishte totalisht i papërgjegjshëm dhe kjo si pasojë e mungesës së numrave.

“Edhe nesër pritet reprizë e turpit që ishte totalisht demonstrim e papërgjegjësisë nga ana e koalicionit PAN, e cila sipas kushtetuesës kishte të drejtë të propozojë kryetarin për Parlament. Si duket kanë problem me numrat por nëse deri më tash nuk e kanë zgjedhur atë problem dhe deshën ta zgjedhën sot për dy orë , dukej shumë hajgare. Dhe anë nesër nuk pres që seanca të shkojë në mënyrë të mire”, ka thënë Vllasi në një bisedë për Indeksonline.

Vllasi konsideron se qysh nga sot është hapur rrugë për zgjedhjet e reja.

“Mendoj se qysh nga sot ja kanë nisë me hapë rrugë për me shku në zgjedhje. Sot u pa që ata nuk janë të përgtitur me pas kryetarin e parlamentit.Kërkush nuk ua mori të drejtën me propozu por ata nuk patën propozim. Si të kuptohet kjo se përvecseqë janë në krizë për kandidat por edhe me numra”, ka shtuar Vllasi.

Ndryshe, kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.

Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme