Ish-raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty, tash e 16 muaj po jeton nën mbrojtje të lartë në Zvicër për shkak të kërcënimeve që ka marrë.
Kështu kanë raportuar mediat zviceran pas një hulumtimi, sipas të cilit, Marty u kërcënua me vdekje nga shërbime të inteligjencës serbe, që kishin për qëllim t’ia linin fajin Kosovës.
Lidhur me këtë, avokati Azem Vllasi, në “RTK Prime”, tha se dihet që shërbimet informative serbe dhe ruse e kanë shkollën, kur trillojnë diçka shikojnë që fajin të ja lënë kundërshtarit.
“Ne që moti, prej kohës kur e mbronim autonominë kushtetuese të Kosovës jemi mësuar me gjera të tilla nga Serbia . Propaganda e tyre bënte bujë dhe dilte se shqiptarët po kryejnë krime të ndryshme kundër serbëve”, tha Vllasi.
Ai thotë se Dick Marty ju ka shërbyer mirë, atij i kanë dhënë informata që të bëjë raportin. “Më shumë se 80 për qind në raportin e Dick Martyt gjenden informata të ofruara nga shërbimet e Serbisë”, tha pos tjerash ai.
Është pikërisht raporti i Martyt i përpiluar në vitin 2010 të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, në të cilin kishte shkruar për siç tha ai, krimet e kryera nga UÇK-ja. Madje, ky raport ishte marrë për bazë që të themelohej Gjykata Speciale në Hagë e cila po vazhdon proceset kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...