Ish-politikani i njohur i Kosovës dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi e ka vlerësuar të rëndësishme përfshirjen indirekte të SHBA-së në dialogun me Serbinë.
Në një lidhje direkte në emisionin “RTK Prime”, Vllasi e ka analizuar vizitën e dyshes Escobar-Lajçak në Kosovë, teksa ka thënë se nuk mund të ketë normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke si shtete.
“Ne gjithmonë e kemi dashur kyçjen e amerikanëve në dialog me Serbinë dhe tash e kemi. Në këtë vizitë ka ardhur Escobar bashkë me Lajçakun. Pozita jonë nuk është e vështirë, përkundrazi mendoj se është e lehtë sepse askush s’po kërkon nga ne që të heqim dorë nga sovraniteti apo të bëjmë kompromise në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ne vazhdimisht duhet t’i përmbahemi asaj që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohjen reciproke. Nuk ka çfarë quhet normalizim nëse nuk ka njohje të ndërsjellë. Pala kosovare duhet ta ketë të përgatitur një draft të marrëveshjes finale që e pasqyron pozicionin tonë dhe cilat tema duhet të përfshihen. Ndërsa, kur bëhet fjalë për kompromise duhet të shihet se çfarë janë ato kompromise”, ka theksuar Vllasi në “RTK Prime”.
Ai ka thënë se gjithmonë duhet të potencohet se vija e fundit e kompromiseve nga ana e palës kosovare ishte kompromisi i Plani i Ahtisarit. Sipas tij pikërisht në bazë të kornizës së këtij plani është aprovuar kushtetua dhe është shpallur pavarësia, sepse ndryshe kushtetuta nuk do të dukej kështu çfarë është.
“Për çështje tjera sdi çfarë komprimise duhet të bëhen me Serbinë: Rreth kufijve, rreth territorit, rreth strukturës kushtetuese të Kosovës si shtet unitar nuk ka kompromise dhe nuk është temë në dialog, sepse asnjë shtet nuk bisedon me shtetin tjetër për tema të këtilla. Nëse insistojnë ndërmjetësuesit e jashtëm për një kompromis, duhet ta thojnë qartë se çfarë mendojnë me kompromis”, ka shtuar Vllasi.
Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Vllasi ka thënë se Kosova tash po i vuan pasojat e nënshkrimit të një marrëveshje të dëmshme.
“Asociacioni është një çështje e brendshme e Kosovës. Është nënshkruar ajo marrëveshje e dëmshme, por fatmirësisht Gjykata Kushtetuese i ka gjetur disa mangësi aty dhe secili shtet, pra edhe Kosova duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës së vet Kushtetuese. Përbrenda planit të Ahtisarit, përbrenda Kushtetuetës së Kosovës dhe sistemit ligjor të Kosovës duhet mundësuar formimin e atij asociacioni, kjo hyn në parimet e të drejtës të asocicimit që është e garantuar në çdo shtet demokratik – por vetëm si formë e bashkëpunimit të këtyre komunave për disa çshtje specifike, jo me kompetenca ekzekutive, jo nivel i tretë i pushtetit. Pozicioni i palës kosovare duhet të jetë që këtë asoiciacion do ta formoj ministria e pushtetit lokal bashkë me autoritetet e komunave me shumicës serbe, sepse ajo është çështje e Kosovës”, ka nënvizuar Vllasi.
Ai ka thënë se Kosova nuk mund ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën si shtet. “Kjo është punë e Amerikës dhe e BE-së. Ato kanë mundësi sepse e kanë menaxhuar çështjen e pavarësisë së Kosovës që ka dalë si rezultat me planin e Ahtisarit, por nëse Serbia refuzon ta njohë Kosovës dhe mbetet çështje e hapur, kjo aspak nuk e pengon Kosovën të ndërtohet si shtet i mirëfilltë me standarde evropiane. Nuk duhet ta sjellim punën deri aty e të mendojmë se nëse na pranon Serbia do të bëhemi shtet më i mirë përbrenda”, ka deklaruar tutje Vllasi.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës