Këshilltari i Hashim Thaçit, Azem Vllasi ka përsëritur se për Kosovën nuk ka ndryshim kufijsh dhe as këmbim territoresh, sepse çështja e kufijve në hapësirën e ish-Jugosllavisë ka përfunduar.
“Vetëm pasi që Serbia e Kosova të njihen reciprokisht dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet në kufijtë ekzistues, mund të flitet për ndonjë farë korrigjim kufijsh ose për këmbim territori, që lejohet sipas të drejtës ndërkombëtare por me kushtin që të mos dëmtohet shteti i tretë”, ka thënë Vllasi.
Vllasi ka theksuar se Beogradi po manipulon me serbët në Kosovë për të marrë pjesë të Kosovës dhe shton se Prishtina nuk do ta lejojë këtë dhe me të gjitha mjetet do ta mbrojë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të Kosovës.
Ai ka shtuar se Serbia mbetet faktori kyç i destabilitetit potencial në rajon.
Në pyetjen e radio Sarajevës nëse kanë ndonjë kuptim për përgatitjet që të shpallet autonomia dhe se çfarë do të thotë kjo, Vllasi, përgjigjet se ende s’e ka të qartë se ç’autonomi do të ishte ajo për rreth 30 mijë serbë në veri, derisa në pjesët tjera të Kosovës jetojnë rreth 60 mijë, porse ky veprim jashtë Kushtetutës së Kosovës nuk do të lejohet.
“Pa urdhër të Beogradit serbët e Kosovës nuk bëjnë asgjë. E Beogradi po i nxit sepse fjala është për pjesën e Kosovës me resurse të Trepçës dhe të resursit tjetër shumë të rëndësishëm për jetën, Ujëmanin në kufi me Sanxhakun”, ka thënë Vllasi.
Kosova, thotë ai, nuk do të lejojë asgjë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa do të bëjë çdo që serbët të jetojnë normalisht dhe në siguri.
“Porse po manipulohet me ta për të rrëmbyer pjesë të Kosovës, e këtë nuk do ta lejojmë. Për ne çdo pjesë e Kosovës është njësoj e rëndësishme dhe me të gjitha mjetet do ta mbrojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të Kosovës”, thotë ai.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit në relacionin Prishtinë-Beograd dhe se a ekziston frika nga skenarë të dhunshëm, Vllasi tha se autoritetet në Serbi nuk duan që me dialog t’i zgjidhin problemet me fqinjë dhe se këto probleme i kanë krijuar vetë dhe se ata janë vazhdues të Sllobodan Millosheviq.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...