Po bëhen gati 5 muaj që kur avokati i njohur, Azem Vllasi u pati qëlluar me armë zjarri në banesën e tij.
Mësohet se i përfshirë në këtë sulm ka qenë, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje- Sadri Ramabaja.
I dëmtuari në këtë rast, Vllasi thotë se nuk e ka as idenë më të vogël që e ka shtyrë Ramabajën të sulmojë.
“Se kom njoftë as kurrë kurrfarë raporte nuk kam pas me këtë persona. Rezultatet e hetuesisë deri tash thojnë se ai është një llojë ideologu i organizatës “Syri i Kaltër”. Mos harroni se ky nuk ishte sulm personal ndaj meje, por ishte një listë me 20 persona shqiptarë të Kosovës, duke filluar prej krerëve më të lartë të shtetit”, ka thënë Vllasi në një prononcim për Indeksonline.
Sipas Vllasit, atentati ndaj tij ka qenë vetëm fillimi i realizimit të planit.
“Atentati ndaj meje ishte vetëm fillimi I realizimit të atij plani. Unë me atë njërii kurrfarë raporte nuk kam pas siç edhe iu thash më parë. Rezultatet e hetuesisë thojnë se ai ka qenë ideologu se qysh me ja nisë e tek, por sigurisht edhe që ka marrë pjesë në këtë plan. Këto çështje akoma ka me i zbardhë hetuesia, por ai përmendet në hetimet e deritashmë si i tillë”, ka theksuar ai.
Vllasi thotë se për hirë të hetimeve nuk ka dashur të zbulojë emrin e tij.
“Tashti krejt hetimet që janë duke u bërë sillet kjo çështje, akoma ka mbet enigmatike pse me j anis prej meje derisa në listë kanë qenë 20 persona. Unë fillimisht s’kam qenë hiç në atë listë sipas disa të dhënave, dhe pse kam qenë pjesë e asaj liste nuk e di. Megjithatë, janë disa supozime se janë në pytje disa fonde të mëdha. Atentatori është me vendbanim në Zvicër dhe ka disa bashkëpunëtor atje. Zvicrra ndryshe njihet edhe si vend për fonde të dyshimta që prejardhjet e tyre janë të dyshimta/ Thuhet se fondet ruse janë të mëdha për destabilizimin e Ballkanit. Për Kosovë thojnë që kanë plane me shku me akte individuale. Dhe tash mendoje se krejt këto hetuesia duhet me i zhvillu, me i zbardhë.
Ndryshe, kandidati i VV-së për deputet, Sadri Ramabaja, është i ftuar i Prokurorisë Speciale si i dyshuar për veprën terroriste. Sipas Prokurorisë Speciale, Ramabaja është i dyshuar për “Vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.