Ish-funksionari i lartë i Kosovës, avokati dhe opinionisti Azem Vllasi deklaron se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, koalicioni i ri paszgjedhor, duhet ndërtuar së paku nga tre parti shqiptare në parlament, plus pakicat.
I ftuar në ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Vllasi është shprehur se pas zgjedhjeve eventuale as PDK-së e as LDK-së nuk do t’u kishte konvenuar mbajtja ose ndërtimi i formulës së tanishme.
“Një ri-rreshtimi i ri do të ishte i mirë me së paku tri parti shqiptare, plus minoritetet. AAK dhe Nisma e pse jo edhe AKR me ta, janë serioz, janë partner të denjë për qeverisje, kuptohet pa Vetëvendosjen, meqë ata janë mohues të çdo gjëje në këtë shtet”, është shprehur Vllasi.
I pyetur se cilën nga partitë e mëdha e sheh favorite pas zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, ish-funksionari i lartë i Kosovës, Azem Vllasi ka deklaruar se gjasat më të mëdha i ka PDK.
“PDK-ja e ka elektoratin e vet kompakt dhe të disiplinuar. LDK-ja mbanë ato vlerat tradicionale, por nisur nga këto dhe shumë faktorë të tjerë, rezultati sa i përket PDK LDK edhe pas zgjedhjeve do ishte njëjtë sikur ky i fundit”, ka përfunduar Vllasi./Arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...