Sot në Bruksel është zhvilluar takimi i radhës mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Delegacionit shtetëror të Kosovës. Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, tha se takimi me diplomaten e BE-së, ishte miqësor dhe përmbajtjesor dhe se aty ekipi kosovar paraqiti qëndrimet e tyre.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se takimi në fjalë ka përmbushur funksionin e vet dhe se Mogherinit i është bërë me dije se tashmë Kosova flet me një zë. “E para, besojë se Mogherinit i është bërë me dije se tash e tutje delegacioni i Kosovës do të paraqitet me një qëndrim, do të flet me një zë, në bashkëpunim me presidentin e shtetit. E dyta, nëse i është bërë me dije zonjës Mogherini së paku në vija të trasha se cilat janë propozimet e Kosovës që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes finale, obliguese në dialog me Serbinë, siç është edhe njohja reciproke mes dy shteteve”, ka thënë Vllasi në një prononcim për Indeksonline.
Sipas Vllasit, megjithëse takimet e tilla do të vazhdojnë, fazë finale mund të quhet vetëm atëherë kur ka njohje reciproke.
“Kështu po e quajnë fazë finale, dhe unë mendoj se dialogu mund të quhet final vetëm nëse ka njohje reciproke, nëse Serbia pranon të njohë shtetin e Kosovës, ta pranojë si shtet sovran, në të kundërtën atëherë dialogu s’ka kuptim, atëherë nuk mund të quhet marrëveshje reciproke”, ka theksuar tutje ai.
Vllasi ka folur edhe rreth qëndrimit të dy partive opozitare, LDK dhe VV sa i përket përfshirjes së delegacionit të ri në dialog me Serbinë. “Ajo është qëndrim i tyre por parimisht, për brenda ekipit negociator edhe LDK edhe VV duhet t’i shprehin qëndrimet e veta që dialogu të merr kahje tjetër, por parimisht është më mirë të kyçen për brenda ekipit dhe t’i mbrojnë qëndrimet e veta se sa duke bojkotuar dialogun”, konsideroi ai.
Vllasi ka komentuar edhe insistimin e Mogherinit sa i përket heqjes së taksës ndaj Serbisë.
“Nëse Mogherini ka insistuar në heqjen e taksës nuk ka bërë mirë, pasi që çështja e taksës është diçka që e ka bërë pala serbe, me ultimatume dhe kushtëzime sidomos nëse ushtron pala serbe nuk ka dialog, e dyta çështja e taksës doganore është çështje bilaterale dhe nga pozicioni i Unionit Evropian dhe Mogherini nuk ka nevojë të përzihet në atë çështje mes dy shteteve”, ka theksuar ai
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë