Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, në mëngjesin e hershëm kishte takim me Organizatën Joqeveritare “KOMF”.
Vllahiu dëgjoi pakënaqësitë e kësaj organizate dhe nënshkroi edhe dokumentin e zotimit për përmbushjen e obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive karshi fëmijëve.
Postimi i Vllahiut në Facebook:
“Në mëngjes kishim vizitën në KOMF, rrjetin e organizatave joqeveritare që përkujdesen për shtresën më të rëndësishme të shoqërisë – për fëmijët. Nënshkrova edhe një dokument zotimi për të përmbushur obligimet, detyrat dhe përgjegjësitë karshi fëmijëve. E ardhmja jonë, fëmijët, duhet ta kenë të shtruar rrugën e përparimit”.
“Do të krijoj fond të veçantë në komunë për fëmijët, posaçërisht për ata me aftësi të kufizuara, për ata në strehimore. Më shumë mësues, të profesionalizuar, për fëmijët në nevojë. Për të gjithë arsimin cilësor. Mbi të gjitha, siguri. Ta luftojmë me gjithëpërfshirje, dukurinë negative në shkollë, në shoqëri. Policia komunale me 1000 policë, me 1000 kamera sigurie, zgjidhje për Prishtinën. Me fëmijët për të ardhmen e tyre në një qytet me perspektive. PërPrishtinën”
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...