Google ADS

Vllahiu: Prishtina dhe Prizreni janë shndërruar në betejë personale politike të Kurtit

23:03 | 9 Nëntor 2021
L G

Analisti politik Arbër Vllahiu ka thënë se ‘lufta’ më e madhe politike për balotazhin e 14 nëntorit po bëhet në Prishtinë dhe Prizren.

Ai, në Rubikon, deklaroi se këto dy qendra të mëdha të Kosovës janë shndërruar në betejë personale politike të kryeministrit Albin Kurti.

“Pa dashur që t’i ndaj komunat në komuna të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme megjithatë më duket sikur dy komunat kryesore në Kosovë sot po shndërrohen Prishtina dhe Prizreni dhe këtu është beteja kryesore e liderëve politikë dhe jo e kandidatëve politikë që garojnë në këto komuna, dhe jo programet politike të kandidatëve për këto komuna. Po i kategorizoj në këtë formë për arsye se e shoh që në Prishtinë ka një koncentrim shumë më të madh, ashtu si edhe në Prizren, kryesisht të figurave kryesore politike të partive politike kryesisht kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar”.

“Këto zgjedhje, posaçërisht në Prishtinë dhe Prizren, janë shndërruar në betejë politike të kryeministrit Albin Kurti për të dyja qendrat. Të dy komunat janë të rëndësishme posaçërisht për Vetëvendosjen për të ruajtur bastionet e tyre politike dhe të rëndësishme edhe për partitë e tjera politike për ta rrëzuar njërën ose tjetrën qendër. Është betejë personale politike e kryeministrit po aq sa është betejë personale edhe e liderëve të tjerë politikë si atij të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së Memli Krasniqi”.

Të ngjashme