Ambasadori i Kosovës në Çeki dhe ish këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Arbër Vllahiu ka reaguar pas dorëheqjes së këtij të fundit nga pozita e kryeministrit dhe ftesës si i dyshuar nga Specialja.
Përmes një postimi në Facebook, Vllahiu ka thënë se kjo nuk është drejtësi.
“Kjo nuk është drejtësi.#RamushHaradinaj”, ka shkruar Vllahiu.
Ndryshe, sot në fund të mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.
“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”, ka deklaruar Haradinaj./Arbresh.info/
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...