Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Arbër Vllahiu ka takuar sot ekipin futbollistik të femrave, KFF Kosova.
Ai ka premtuar se nëse bëhet kryetar do ta trefishojë buxhetin për sportin, transmeton lajmi.net
“Do ta trefishojmë buxhetin komunal për sportin në tërësi, për rininë. Rimëkëmbje dhe revitalizim të stadiumeve në Prishtinë, kushte më të mira me terrene ndihmëse. Do ta ndërtojmë një qendër të re sportive në qytet edhe fusha të reja sportive-rekreative”, ka shkruar Vllahiu në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Një ditë e mbarë në ditën e studentit, të takojë ekipin futbollistik të femrave KFF Kosova, këtyre vajzave me kaq përkushtim për sportin. Këtyre studenteve të shkëlqyera. Përpara ndeshjes kampionale. Kaq entuziazëm dhe kaq dashuri për futbollin, por të shpërfillura dhe të papërkrahura. Femra është shtylla e shoqërisë sonë dhe ajo po jep shembullin se si ndërtohet me dashuri shumëçka në jetë, pavarësisht stigmatizimit dhe nënçmimit. Qeverisja e Prishtinës ka ngulfatur jetën e tyre, përkushtimin për të arritur rezultate për të qenë e barabartë në shoqëri. Do ta trefishojmë buxhetin komunal për sportin në tërësi, për rininë. Rimëkëmbje dhe revitalizim të stadiumeve në Prishtinë, kushte më të mira me terrene ndihmëse. Do ta ndërtojmë një qendër të re sportive në qytet edhe fusha të reja sportive-rekreative. Gjithçka që i mungon rinisë e edhe femijëve. Buxhetin do ta kthejmë në zhvillim në çdo fushë.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...