Kreu i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukur, Veljko Odaloviq, ka thënë se është një zhvillim pozitiv që Kosova ka identifikuar dhe ka kthyer trupat e tre serbëve, zhdukja e të cilëve ishte raportuar që në vitin 1999.
Odaloviq ka deklaruar se shpreson që kjo do të intensifikojë procesin e identifikimit të personave të zhdukur, pasi sipas tij në morgun e Prishtinës ende ka më shumë se 300 mbetje të paidentifikuara.
“Një moment i mirë për ato tre familje, një moment i mirë për procesin, një moment i mirë për rikthimin e shpresës për familjet dhe që ky proces të intensifikohet. Sepse ka më shumë se 300 trupa ose pjesë trupash në morgun e Prishtinës që ende janë të paidentifikuara”, ka thënë ai raportojnë mediat serbe.
Mbetjet e tre trupave të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, u janë dorëzuar autoriteteve të Serbisë, të martën në pikën kufitare në Merdarë./rtk
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...