Pas reshjeve të dendura të shiut përgjatë fundjavës, ndër komunat më të prekura ishte ajo e Kaçanikut.
Ndërsa sot nga Komuna e Kaçanikut janë deklaruar se tashmë janë mobilizuar për sanimin e dëmeve pas reshjeve të shiut, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu është theksuar se gjendja e vështirësuar paraqitet në lagjen ‘Kukaj’, ku dëmet konsiderohen të mëdha.
Ky është postimi i plotë:
Komuna e Kaçanikut e mobilizuar për sanimin e dëmeve pas reshjeve të shiut
Dëmet në Komunën e Kaçanikut janë të mëdha pas reshjeve të shiut. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, që nga dita e shtunë, në vazhdimësi është në terren për të parë nga afër dëmet dhe për të shikuar mundësitë e intervenimeve në bazë të kapaciteteve komunale. Komuna e Kaçanikut përmes ekipeve në terren vazhdimisht është duke punuar në pastrimin e hapësirave të cilat janë prekur nga këto vërshime. Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, tha se Bulveardi “Ismajl Raka” është pastruar, por megjithatë ende vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të disa bllokadave të krijuara në kanalet nëntokësore. Gjendje e vështirësuar paraqitet edhe në lagjen “Kukaj”, ku dëmet konsiderohen të mëdha, ndërsa ekipi nga Kompania e Kontraktuar nga Komuna e Kaçanikut, ekipi nga Kompania “Bifurkacioni” si dhe ekipi nga kompania “Bechtel Enkea” janë duke punuar në vazhdimësi. Dëme janë shkaktuar edhe në disa fshatra të Komunës së Kaçanikut. Komuna poashtu ka krijuar një komision për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të nxjerrur edhe një raport mbi këto dëme.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...