Google ADS

Vjosa Osmani vizitën e parë si kryeparlamentare do ta bëjë në Shqipëri

12:06 | 5 Shkurt 2020
M. A.

Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëjtë si kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të bëjë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, kryeparlamentarja Osmani tha për media se mori urime të përzemërta të përcjella nga Presidenti e kryeministri dhe kuvendi i Shqipërisë.

“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, tha Osmani.

Ajo falënderoi ambasadorin dhe tha se do t’i japin përkrahje të fortë, ndërsa bëri të ditur se vizitën e parë jashtë shteti do ta realizojë në Shqipëri.

Ndër të tjerash ambasadori i Shqipërisë foli për shkëmbimet e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve për përmirësimin e kuadrit ligjor.

“Unë jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë. Por jam shpresë plot për një qeveri, kuvend mund të ecim përpara”, tha ambasadori Minxhozi.

Dje ndërkaq pas takimit me Minxhozin se takimin e parë zyrtar do të bëjë në Shqipëri ka deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani në anën tjetër sot do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani organizon gjithashtu sot në orët e mbrëmjes do të organizojë pritje për përfaqësuesit e mediave të akredituara në Kuvend

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme