Google ADS

Vjosa Osmani: Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë

20:23 | 4 Prill 2021
A. B.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me t’u zgjedhur për ta drejtuar presidencën për mandatin e ardhshëm pesëvjeçarë.

Ajo fjalimin e saj e ka nisur duke dhënë porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Osmani gjatë fjalimit të saj mes tjerash ka falenderuar deputeten Albena Reshitaj, ish-deputeten e PDK-së Adelina Granica dhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Dua t’i falenderoj edhe deputetët e tjerë. Deputeten Reshitaj, deputeten Granica, deputetin Pacolli. Që të gjithë sot dëshmuam se Kosova është atëdheu ynë i përbashkët”, ka thënë Osmani.

“Është nderë i madh për mua që me betimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve të ju drejtohem në cilësinë e presidentes së sapo zgjedhur. Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt më veshi me shumë përgjegjësi dhe dashuria për Kosovën. Sot është dita e Kosovës është dita juaj po plotësohet dhe në të cilën institucionet e vendit po konstituohen. Është dita e Kosovës sepse përfaqësuesit e juaj sot jo vetëm po e përmbyllin dinjitetshëm po e vulosin një ndër shembujt më të mirë të demokracisë. Është ditë që ne dëshmojmë se me vendosmëri ne dimë t’i përballojmë sfidave dhe përkushtimi juaj po jetësohet. Kosova e zgjodhi edhe një herë një presidente grua. Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë e ëndërrojnë dhe pa marr parasysh çfarë synoni të bëheni. Çdo gjë është e mundur dhe çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet nëse ju luftoni për të”, tha ajo.

“Deputete e kemi një të mbijetuar të dhunimit nga forcat serbe, Nënkryetare të kuvendit kemi zgjedhur të mbijetuarës ndaj masakrës së familjes Bogujevci. Në qeveri sot kemi ministra që kanë përjetuar masakrën e Dubravës. Në krye të qeverisë është kryeministri që e njohu vërtet fytyrën e agresorit”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme