Vjosa Osmani u bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë mocionin

23:33 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani gjatë një konferencë sot tregoi që është kundër mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Osmani madje u kërkoi deputetëve të mos e votojnë këtë mocion që e ka ngritur partia e saj LDK, shkruan portali arbresh.info.

E nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu pas këtyre deklaratave ka reaguar duke thënë se ajo punon për një parti tjetër edhe pse ende po qëndron në LDK.

Sipas Veliut, veprimi i Osmanit quhet tradhti.

“Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK’së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, ka thënë Veliu.

Ndryshe seanca për mocionin e mosbesimit do të mbahet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 1100./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme