Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe iniciativës së re politike që ka paralajmëruar.
Osmani ka thënë se kjo aktualisht është vetëm ide, derisa ka deklaruar se mund të rikthehet në LDK. Osmani ka folur edhe nëse ka pasur ofertë që të kalojë në Vetëvendosje dhe se më kë do të hynte në koalicion partia e saj.
“Edhe Lëvizja Vetëvendosje, por edhe çdokush tjetër, e di që unë nuk jam person që merrem me oferta, me transfere, me çështje të tilla. Ne ulemi dhe diskutojmë se si mund të bashkëpunojmë në të ardhmen, në mënyrë që t’i ndihmojmë këtij vendi që të merret me sfidën numër një që e ka, që është kapja e shtetit. Pra, bashkëpunimi im me ta është në këtë kontekst.
Me secilin njeri të Kosovës që e ka qëllimin e tillë të mirë, unë bashkëpunoj. Mirëpo, unë e kam bërë të qartë që nuk është se kam ndonjë qëllim që të kaloj në ndonjë nga subjektet tjera aktuale.
Për momentin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi jam duke analizuar se si do të jetë angazhimi im politik, në qoftë se ka zgjedhje së shpejti”, ka thënë ajo.
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...