Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, i ka siguruar të enjten qytetarët gjatë një tubimi elektoral në Malishevë se ajo kurrë nuk do të tjetërsoj besimin e qytetarëve dhe nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
“Qytetarët e Malishevës dhe krejt Kosovës duhet të besojnë në LDK, sepse besimi i tyre nuk ka me u tjetërsu kurrë, besimi i tyre në mua nuk ka me shku kurrë tek ata që nuk duhet. Në veçanti le ta dëgjojnë të gjithë ata që po shpifin. Siç e kam thënë herën e kaluar në Malishevë, nuk ka koalicion me PDK-në e ju shpifni sa të doni e ëndërroni sa të doni. Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk ka koalicion me njerëz të korruptuar sepse ata përmes nesh nuk mund të amnistojnë krimet e tyre”, ka thënë Osmani.
Ajo tha se qytetarët e Malishevës dhe tërë Kosovës do ta bëjnë LDK-ne dhe qeverinë e drejtuar prej saj një kala të pamposhtur.
“Këtë ua kemi borxh themeluesve të partisë tonë të cilët janë edhe themelues të shtetit të Kosovës. Ja kemi borxh Fetah Rudit dhe shumë veprimtarëve të LDK-së që i kemi dëshmi se si na qëllonin pas shpine, sepse janë aq frikacak, se kurrë nuk guxuan të na dalin përpara. Janë frikacak dhe kanë qenë gjithmonë dhe janë edhe sot. Prandaj asnjeri prej tyre nuk kanë pse të na flasin për guximin, asnjë nga kundër kandidatët nuk ka pse flet për guxim sepse për guxim e për me i dal zot këtij vendi është veç një parti që e ka dëshmuar në vitet e 90 ta dhe do ta dëshmoj edhe sot në vitin 2019”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, mobilizim i nisur mbrëmë në Prishtinë duhet të vazhdojë deri ditën e zgjedhjeve pasi me 7 tetor qytetarët do të zgjohen në një Kosovë ndryshe nga ajo që kemi sot./arbresh.info
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...