Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani do të takojë sot në orare të ndryshme liderët e partive politike për konsulta lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetuese për të shpallur votën e deputetit Etem Arifi të pavlefshme.
Arbresh.info, ka siguruar oraret e takimeve që Osmani do t’i mbajë me ta.
I pari që do t’i shkojë në zyrë është lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në ora 13:00.
E një orë pas tij Osmani do të presë në takim liderin e LDK-së Isa Mustafa në ora 14:00, pas tij në ora 15:00 në takim do të shkojë edhe Enver Hoxhaj si ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së.
E i fundit për ditën e sotme në takim do t’i shkojë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 16:00.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme./Arbresh.info/
Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese që e çon vendin në zgjedhje
Albin Kurti e Vjosa Osmani takohen në orën 13:00 – Arbresh.info
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...