Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me shumë personalitete të jetës politike atje.
Osmani sot është takuar me ish-sekretaren e Shtetit dhe miken e Kosovës, Madeleine Albright.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, znj.Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, poashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara.”, ka shkruar Osmani.
Ditë më parë Osmani ka takuar edhe Matthew Palmer, senatorin Ron Johnson, e zytarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1468937216601871
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...