Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me qytetarë në qytetin e Pejës.
Ajo tha se gjithmonë partia e saj guximin e ka gjetur te qytetarët e Pejës dhe këtë do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen, njofton Klan Kosova.
“Lidhja jonë ka qenë lidhje e zemrës dhe e besimit që e kemi ndërtuar me njëri-tjetrin nga njerëzit me plis e deri te më të vegjlit”.
“Ne besojmë se shteti ynë do të ndërtohet mbi shtatë shtylla themelore. Si do ta ndërtojmë atë? Ai ndërtohet me dije dhe vetëm me të. Njerëzit më të rrezikshëm janë ata të padijshmit. Sot është dita e parë e shkollës. Arsim nuk janë vetëm fletoret dhe ngjyrat, por edukata. Ne ata i edukojmë duke dhënë shembull nxënësve. Shembulli që e ka dhënë deri tani është i turpshëm dhe mashtrues”.
“Kur rrezikohet shteti duhet ta mbrojmë më guxim. Guximin lidhja e ka gjet te ju. Sepse e keni ndërtuar dhe do ta mbrojmë. Shtylla jonë po ashtu është që shteti të ndërtohet me guxim, atë ne e marrim nga ju. Ajo që kemi parë këto vite, është ta korrigjojmë shtetin. Disa të te tjerë thonë s’kemi kohë ta mbrojmë shtetin sepse kanë pasë qëllime tjera korruptive”.
“Shtetin e Kosovës nuk e korrigjojmë as nuk e ndajmë, as nuk e bashkojmë, as nuk e zhbëjmë sepse Kosova është projekt i përhershëm dhe jo i përkohshëm”.
Osmani gjatë fjalimit të saj premtoi se hidrocentrali mbi Lumbardh nuk do të ndërtohet dhe kundërshtimit të kryetarit Gazmend Muhaxheri do t’i japë përkrahje edhe Qeveria nëse ajo do të udhëheqë.
“Nuk do të ketë hidrocentral mbi Lumbardh edhe pikë. Gazi shembulli i përfaqësimit dhe i guximit ai nuk do të jetë vetëm sepse hidrocentralin do ta parandalojë Qeveria e Kosovës”.
“Shteti ndërtohet me nder. Kush e di këtë më mirë se ju familjet e ndershme që keni punuar me djersë, e kush e di më mirë se nënat, që kujdesen për ta mbushur tryezën dhe fëmijët e tyre. Prandaj, ne dëshirojmë që shembullin e tyre ta kemi edhe në zyrat më të larta të Qeverisë, dëshirojmë që edhe shtein ta udhëheqim me nder”.
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat