Google ADS

Vjosa Osmani propozon shtatore në oborrin e Kuvendit për Anton Çettën

11:27 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Anton Çetta bëri të pamundshmen në një kohë të pamundshme.

Osmani ka thënë se një shtatore e tij në Prishtinë do t’i bënte nder një vetëm kryeqytetit, por gjithë Kosovës.

Ajo ka thënë se do të propozojë që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në oborrin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë i saj:

25- vjet më parë iku pajtimtari, mbledhësi i folklorit e atdhetari Anton Çetta.

Ai e bëri ta pamundshmen në një kohë të pamundshme, kur mblodhi rreth vetes shqiptarët për t`i pajtuar, për ta mbyllur plagën shekullore.

Ideja e tij për pajtimin nuk ka marrë fund. Ëndrra vazhdon, teksa nevoja për pajtim e unifikim vjen e rritet në këto kohë të zorshme për vendin.

Ai la pas vetes 1200 gjaqe të falura. Ne nuk arritëm ende ta kemi një shtatore të tij të vendosur në një vend të denjë, ku mund të përkulemi, e ta falënderojmë që në vitet e 90-ta na ktheu shpresën, në mobilizoi e na bëri një rreth kauzës kombëtare.

Ndaj sot, dy dekada më pas një shtatore për Plakun e urtë do t`i bënte nder jo vetëm kryeqytetit, por gjithë Kosovës! Si Kryetare e Kuvendit, do t’i propozojë Kryesisë së institucionit më të lartë përfaqësues e legjislativ, që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në oborrin e Kuvendit, pra në shtëpinë e përfaqësuesve të popullit, si figurë frymëzimi e pajtimi.

Të ngjashme