Google ADS

Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

15:20 | 22 Tetor 2019
A. B.

Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, takoi Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Osmani falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Njëkohësisht, Osmani e njoftoi Ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës.

Osmani ripotencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.

Ambasadori Sardi uroi Osmani për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme