Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka ripërsëritur kërkesën e saj, që presidenti të zgjedhet përmes votës së popullit.
Këtë deklarim, u.d. e presidentit Osmani e ka thënë në ‘Euronews Albania’, teksa ka thënë se shumicës së subjekteve politike po i konvenojnë zgjedhjet qendrore.
“Kërkesë e shumë akterëve politik janë zgjedhjet. Për vite të tëra kam kërkuar që të zgjidhet presidenti nga qytetarët, meqë presidenti duhet të jetë përfaqësuesi i popullit. Deri më tani, nuk ka shkuar ashtu si duhet, për shkak të pazareve të votave. Zgjedhja e drejtpërdrejtë do nënkuptonte më shumë presidentin”, ka deklaruar Osmani.
“Në një situatë ku nuk ka shumicë parlamentare, ku nuk po arrihen të merret ndonjë vendim, më e mira do të ishte që parlamenti të shpërbëhej, natyrisht edhe si rezultat i zgjedhjes së presidentit dhe pastaj do të kemi zgjedhje që do të prodhonte një parlament të fuqishëm, një qeveri më e fortë e jo fragjile”, ka shtuar tutje ajo.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele