Lutfi Haziri para mediave tha se Vjosa Osmani sot ka marrë mbështetje të plotë nga LDK për kryeministre të Kosovës por edhe për nënkryetare të LDK-së.
“Uroj Vjosën si kandidate të LDK-së për kryeministre. Ajo ka marr mbështetjen e plotë me konsensus” tha Haziri
Ndërsa e sapo votuara e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, tha se ky është një nder i madh për të.
“Është nderi më i madh i jetës time. Në 30 vite LDK ka shkruar historinë e Kosovës. Do te jenë sfida të mëdha” tha Osmani.
Gjithashtu ajo tregoi se kanë votuar kundër çdolloj bashkëpunimi me PDK-në.
“Sot unanimisht kemi votuar kundër koalicion me PDK-në” tha Osmani
Ndërsa postin e kryeministrit ajo tha se do t’i takoj vetëm LDK-së.
“Do te bisedojmë për koalicione parazgjedhore, kemi diskutuar që posti i kryeministrit t’i takoj LDK-së” tha Osmani.
E sa i përket koalicionit me VV ajo tha se do të bashkëpunojnë dhe se VV pavarësisht posteve duhet ti bashkohet LDK-së
“VV duhet ti bashkohet LDK në këtë epokë të re për ndryshime” tha Osmani./Arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...