Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një statusi në rrjetin e saj social Facebook, ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së Haki Imeri. Ajo ka thënë se sot e kujtojmë Haki Imerin, veprimtarin e orëve të para të lëvizjes gjithëpopullore për pavarësi, në fillim të viteve ’90, aktivistin e shquar të çështjes kombëtare dhe pedagogun e paepur, i cili u rrëmbye dhe u vra pabesisht në një ditë si kjo në vitin 1999.
“Vrasja e Hakiut qe goditje e rëndë ndaj përpjekjeve të dhjetëra gjeneratave për të jetuar të lirë dhe për ta parë të jetësuar shtetin e së drejtës. Ai, sikur edhe shumë bashkëveprimtarë të tjerë të tij, u vra për shkak të bindjeve politike dhe të aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka vënë në dukje se sot në ditën e përkujtimit të veprës madhore të tij, vlerëson se vrasja e Hakiut dhe shumë vrasje të tjera të pazbuluara ende të aktivistëve politikë janë jo vetëm njollë në historinë e re të Kosovës, por edhe peng i vazhdueshëm, i cili kërkon që drejtësia të veprojë për zbulimin e tyre.
“Humanizmi i Hakiut, i shprehur përveç tjerash edhe në procesin e pajtimit të gjaqeve, në vitet ’90, pastaj fryma intelektuale e atdhedashëse dhe përkushtimi ndaj idealit të lirisë, më të cilat Hakiu punoi gjatë tërë jetës, do të mbeten frymëzim i përhershëm për brezat”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...