Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së? Këtë përgjigje jep Besa Gaxherri

23:34 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Besa Gaxherri, deputete e LDK-së ka folur rreth rënieve dhe ngritjeve me të cilën është përballur partia që pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

Ajo në një intervistë në rtv Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa e ka marrë LDK-në në situatë të vështirë dhe ka arritur ta rikthejë atë në gjendje stabile.

“Nga viti 2006 me vdekjen e presidentit, pas plasaritjeve, LDK u nda në dysh. Ajo ka qenë një hendek i madh për LDK-në dhe vet Kosovën. Mendoj që Isa mustafa e ka amrrë LDK-në në gjendje të vështirë dhe ai ka arritur ta kthejë LDD-në prapë në LDK. Kjo nuk ka mundur t`i japë rezultatet brenda ditës, por unë e përgzoj që ai ka arritur t`i bashkojë këto dy forca. Kemi pasur rënie e ngritje”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Gaxherri ka folur rreth liderit të ardhshëm të LDK-së. Ajo ka thënë se partia e saj e zgjedhë liderin në mënyrë demokratike dhe se aty mund të garojë secili.

E pyetur rreth kandidimit të mundshëm të Vjosa Osmanit si kryetare e LDK-së, deputetja nuk ka dhënë një përgjigje të prerë.

Ajo ka thënë se vlerësimi nëse Osmani është lidere e mirë apo jo, do jepet me votë nëse ajo kandidon.

Por, Gaxherri nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e saj si kryetare e ardhshme e LDK-së.

“Fatbardhësisht LDK ka shumë njerëz me ëprvojë, të përgatitur, që kanë dhënë kontributin e tyre. është krijuar mundësia me pas mundësi me garu secili. Unë s`mund të them që Vjosa është kandidate e mirë. Ajo mund të vlerësohet me votë. Në vend të saj, pse të mos jem unë? Ne secili kemi kontributin në zhvillimin e këtij subjekti politik”, ka thënë ajo, përcjellë Indeksonline.

Tutje, Gaxherri ka thënë se LDK me zgjedhjet lokale të 22 tetorit është bindur se është në rrugë të mbarë.

https://www.youtube.com/watch?v=qrl_FLqjhrg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme