Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi elektoral në Degën e IV-të në Prishtinë, ka deklaruar se 6 tetori është betejë e gjeneratës së re të cilës LDK-ja i ka ofruar mundësi historike përmes kandidaturës së saj për kryeministre.
Ajo ka akuzuar PDK-në dhe Kadri Veselin se po dëshirojnë të falsifikojnë edhe miqësitë e Kosovës me shtetet tjera.
“Ata që janë fill të vetmuar dhe nuk kanë ekip si po mendojnë të fitojnë?. Nga dëshpërimi i madh po tentojnë të falsifikojnë edhe miqësi, por ato miqësi nuk i kanë sepse i kanë shkatërruar me veprimet e tyre. LDK është e vetmja që do t’i ndërtojë urat e miqësisë me shtetet shpëtimtare të Kosovës, Amerikën dhe vendet e BE-së”.
Ajo i ka quajtur oponentët e saj si njerëz të ligë pasi, sipas saj, duke e parë humbjen po përdorin metoda të ndyra.
“Gjatë këtyre ditëve oponentët tanë do të prodhojnë gjithçka. Ata kanë shpenzuar miliona të cilat po i shpenzojnë në metoda të ndyta të fushatës sepse kjo është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por ju mos iu besoni sepse që 20 vjet vetëm ju kanë mashtruar edhe këto tri ditë vetëm përbuzni e përqeshni sepse pas 6 tetorit ne do të formojnë një qeveri që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Qeveri që do t’ia kthej dinjitetin shtetit dhe do të nderohet në tërë botën”.
“Kjo është betejë e gjeneratës tonë. LDK na e ka dhanë rasti historik që t’i tregojmë gjithë botës se çka mund të ofrojë Kosova. Gazetat në gjithë botën sot shkruajnë për Kosovën e politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin. Ne me 6 tetor do t’i tregojmë botës për një Kosovë tjetër që udhëhiqet nga figura të pastra”./klan
Prishet koalicioni/ Kancelari Scholz shkarkon ministrin e Fi...
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë