Vjosa Osmani para se marr rolin e presidentes ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në iniciativën e saj

23:05 | 5 Prill 2021
M. A.

Vjosa Osmani mbrëmë me 71 vota për në Kuvendin e Kosovës, u bë presidentja më e re e vendit.

Gjatë ditës së sotshme u shtrua pyetja se a ka dhënë dorëheqje Osmani nga funksionet në iniciativën “Lista Vjosa”.

Artan Murati nga kabineti i Vjosa Osmanit ka konfirmuar se ajo ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në “Lista Vjosa” para se të betohej si presidente.

“Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbreme, para dhenies se betimit si Presidente, ka dhene doreheqje nga te gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa”. Njekohesisht, ajo ka dorezuar edhe mandatin e deputetes se Kuvendit te Republikes se Kosoves, para dhenies se betimit si Presidente e vendit, pas perfundimit te votimit”, u shprehë Murati në postimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme