Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se ishin mërgimtarët ata që bënë dallimin e fituesit në zgjedhjet e 6 tetorit.
Sot edhe zyrtarisht KQZ’ja ka shpallur rezultatin përfundimtar, dhe sipas rezultateve, VV është e para me një epërsi gati 15 mijë vota mbi LDK’në.
“Njëri prej sondazheve kryesore dhe më kredibile na ka vënë 2.2% përpara”, tregon Osmani.
“Ajo që nuk e kemi llogaritur ka qenë një prani e madhe e mërgatës që kanë ardhur të votojnë në Kosovë. Kur bëhen sondazhet zakonisht numërohen vetëm banorët në Kosovë dhe në ato sondazhe kemi dalur mirë. Siç e pamë mërgata e përkrahi VV’në”, shtoi ajo në emisionin pressing.
Po ashtu Osmani ka shtuar se ky është rezultati më i mirë i LDK’së prej vdekjes së Ibrahim Rugovës.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...