Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar rreth deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Osmani ka thënë që nuk beson se ka njeri racional që i beson më atij.
Ajo në këtë postim në Facebook” i ka përfshirë disa nga deklaratat e fundit të Thaçit, lidhur me korrigjimin kufitar me Serbinë.
“Thaçi më 26 korrik: Ne respektojmë integritetin territorial të Serbisë. Thaçi më 30 korrik: Lajmet për shkëmbim territoresh me Serbinë janë ‘fake news’. Thaçi më 31 korrik: Do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë. Thaçi më 1 gusht: Do të ketë korrigjim të kufirit dhe Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës. Të gjitha këto brenda një jave. Nuk besoj që ka njeri racional, brenda e jashtë Kosovës, që i beson më këtij Presidenti”, ka shkruar Osmani.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja