Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka vizituar shtëpinë shkollë të familjes Hertica nga Prishtina.
Ajo foli edhe edhe për kandidatët për deputetë nga partia e saj, shkruan arbresh.info
Osmani tha se LDK-ja do e filloj nesër përpilimin e listës për deputet, pasi i kanë lënë degët t’i propozojnë kandidatët potencialë.
Gjithashtu Osmani ka thënë se të gjitha propozimet do të filtrohen në mënyrë që në listën e LDK-së për deputetë të mos ketë persona me aktakuza.
“Ne ende nuk e kemi filluar përpilimin e listës, do të fillojë nga nesër. I kemi marrë propozimet nga degët, sepse si kryesi nuk jemi përzier në propozimet që kanë ardhur nga degët. Mirëpo pastaj të gjitha ato propozime do të filtrohen, duke marrë për bazë parimet themelore, mbi të gjithat ne po e ndërtojmë programin tonë. Qeveria Mustafa ka qenë e para që ka vendosur si parim që të mos ketë asnjë njeri me aktakuzë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atë parim e ka ndërtu LDK-ja dhe atë parim do ta mbajmë edhe tash e tutje”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...