Vjosa Osmani nesër u drejtohet me fjalim ushtarëve të Kosovës

22:59 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në mesditë do të mbajë fjalimin e fundvitit para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Ngjarja do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Në orën 12:00, u. d Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të vizitojë Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç‘rast do të mbajë fjalimin e fundivitit para pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Dokument| Vjosa Osmani ia huq, datës në letrën e dërguar Kroacisë për të ndihmuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme