Google ADS

Vjosa Osmani: Nëse i fitoj zgjedhjet, vetëm me këtë parti hyjë në koalicion

08:08 | 2 Shtator 2019
Arbresh.info

Vjosa Osmani nuk sheh partner tjetër për të bashkëqeverisur përveç Vetëvendosjes, nëse rezultati zgjedhor i 6 tetorit e nxjerr atë fituese në garën për kryeministre.

“Koalicioni parazgjedhor dështoi, por koalicioni paszgjedhor do të ndodhë”, ka thënë Osmani në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”.

Por, sipas saj, parakusht për këtë është që të lihet një derë e hapur e mirëbesimit gjatë procesit zgjedhor. Me këtë ka nënkuptuar sjelljen korrekte dhe respektimin e bashkëpunimit mes dy subjekteve edhe gjatë fushatës parazgjedhore.

Duke komentuar refuzimin që i bënë ofertës së fundit të Vetëvendosjes që në zgjedhje të shkohet pa të nominuar për kryeministër, Osmani ka thënë se kjo do të çonte në luftë dhe garë të brendshme, “nga e cila do të përfitonin kandidatët tjerë për kryeministër”.

Osmani ka folur për ndryshimin e madh që ofron ajo si kandidate për kryeministre, pavarësisht të kaluarës jo të largët dhe koalicioneve me PDK-në, me të cilën LDK-ja ndan hisenë e përgjegjësisë për keqqeverisjet e pasluftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme