Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA, është takuar me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se dje ka takuar Senatorin Ron Johnson, kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit.
“Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1468463169982609/?type=3&theater
Osmani gjatë kësaj vizite ka takuar edhe kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...