Google ADS

Vjosa Osmani me deklaratën e papritur: Nuk e kam të domosdoshme të jem në Qeverinë Kurti

00:23 | 11 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Vjosa Osmani, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, në Rubikon të KTV-së tha se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e Qeverisë që do të mund të drejtohej nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se jo gjithsesi do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nuk e kam të domosdoshme as njërën (të jem pjesë e Qeverisë) as tjetrën (postin e kryeparlamentarit. Nuk është çështje për të cilën kam vendosur ende. është vendim që më takon mua dhe LDK-së, e assesi Vetëvendosjes”, tha Vjosa Osmani në Rubikon.

Kandidatja e LDK-së tha se nëse arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje nuk do të jetë ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, por ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme