Google ADS

Vjosa Osmani kujton Sebahate Tolajt e Isuf Haklajn: Vrasja e tyre i dha goditje shteti të së drejtës

15:57 | 24 Nëntor 2020
V. S.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vrasjen e para 17 viteve të Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Tolaj e Haklaj ishin guximi dhe vendosmëria në themelet e ëndrrës sonë për shtet ligjor, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Beteja për shtet të së drejtës është beteja më e vështirë. Ajo bëhet veçanërisht e vështirë kur goditen garantuesit e saj, policët, sepse kështu përcillet mesazhi i pafuqisë së shtetit për t’i garantuar liritë qytetare e veprimin efikas të instiucioneve.
Vrasja e Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt këtu e 17 vjet më parë është njëra ndër goditjet më të mëdha që iu dha shtetit të së drejtës, por e cila nuk e frenoi dot ëndrrën tonë për shtet, së pari, dhe për shtet të së drejtës, së dyti. Dhe nuk do të frenojë asnjeherë kërkesën për drejtësi per Sebahaten e Isufin.
Guximi dhe vendosmëria e tyre qëndrojnë në themelet e ëndrrës sonë për shtet ligjor dhe shembulli që duhet ndjekur se si duhet atdheu.
I përjetshëm kujtimi për ta!.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme