Google ADS

Vjosa Osmani kujton 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës: Rezistenca e tyre dridhi themelet e pushtetit sundues

19:07 | 20 Shkurt 2021
A. B.

U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka përkujtuar 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës.

Osmani përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën, shkruan portali arbresh.info

Ajo tha se kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe.

“Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë”.

Postimi i plotë:

Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën. Kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe. Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre.
Fotot nga arkiva e vizitave të mëhershme në Trepçë. / arbresh.info/

Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e…

Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, 20 February 2021

Të ngjashme