Google ADS

Vjosa Osmani i drejtohet popullit: Dhomat e Specializuara nuk do ta dëmtojnë Kosovën

17:38 | 5 Nëntor 2020
M. A.

U.d. presidentes Vjosa Osmani i është drejtuar popullit nga pozita e shefes së shtetit.

Ajo thotë se Tribunali Special është përgjegjësi që Kosova e ka marrë dhe ka vlerësuar përgjigjen e ish-udhëheqësve të UCK’së ndaj saj.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është deklaruar për herë të parë nga pozita, që Hashim Thaci e lëshoi paradite, për t’u nisur në Hagë.

Osmani thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vëshitirë, e shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhimave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar, Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë përpjekjet për shtetndërtim”, ka thënë Osmani

“Unë dua t’u shpreh vlerësimoin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara”, ka shtuar ajo.

“Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”.

“Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të angazhohemi çdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, ka thënë Vjosa Osmani.

“Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetrin”

“Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin eKosovës dhe miqtë e saj”.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme